Romy Schneider dhe Alain Delon janë një nga ata çifttet legjendar që zbulojnë ëndrrat tona të fshehta dhe fantazitë rreth kinemasë. Një bashkim në mes të Sissi-t të ëmbël e të pafajshme dhe atij ëngjëllit të errët Delon, një çift sensual, pasionant dhe absolutisht magnetik në ekran. Julia Gragnon, drejtoresha e Galerie de l’Instant, në Paris, e përcakufizon Romy si një Marylin evropiane. Ajo kishte një karrierë të jashtëzakonshme dhe një fat tragjik, me atë vështrimin gjithnjë nostalgjik në sytë e saj, ndërsa Delon mishëron një lloj të caktuar të kinemasë franceze, me bukurinë e tij të pabesueshme dhe të personalitetit të tij të fortë. Ai preku thellë të pranishmit me homazhin që i bëri Romy Schneider-it në ceremoninë e zhvilluar në Césars, me rastin e 70 vjetorit të saj. Ata të dy, në fillim të dashuruar, pastaj miq, jetojnë tanimë një faqe të re të tregimit të tyre, në sajë të ekspozitës “Les amants magnifiques”, në Galerie de l’Instant, të Parisit deri më 7 Qershor. Uroj t’ju jepet rasti për ta shijuar.

Viti 1960. Imazhi © Gian Colombo

Imazhi © Bert Stern

Cannes 1962. © La Galerie de l’Instant

Viti1968. Imazhi © La Galerie de l’Instant

Viti 1968. Imazhi © La Galerie de l’Instant

Viti 1959. Imazhi © Michel Brodsky

Viti 1959. Imazhi © La Galerie de l’Instant

Nice, Viti 1968. Imazhi © La Galerie de l’Instant

Viti 1959. Imazhi © La Galerie de l’Instant

Imazhi © Philippe Le Tellier

Viti 1968. Imazhi © La Galerie de l’Instant

Viti 1968. Imazhi © La Galerie de l’Instant

Imazhi © Philippe Le Tellier

© Philippe Le Tellier

© Philippe Le Tellier