Arkitekti japonez Kisho Kurokawa ishte i pari i cili solli ide inovative në fushën e arkitekturës në vendlindjen e tij dhe jo vetëm. Në vitin 1972 ai projektoi Nakagin Capsule Tower duke thyer çdo tabu në ndërtim. Ndërtesa u projektua me qëllim që biznesmenët që udhëtonin drejt Tokyo-s për takime dhe konferenca pune të pushonin këtu. Ndërtuar në zonën Ginza në Tokyo, ndërtesa tërheq vëmendjen e çdo kalimtari nga struktura e saj. Ajo është e lartë deri në 14 kate dhe me një total prej 140 kapsula vendosur në mënyrë të çrregullt mbi njëra tjetrën. Çdo kapsulë ka përma 4m x 2.5m, duke lejuar një hapësirë të mjaftueshme për një person të vetëm.

Hapësira e brendshme e secilit modul mund të manipulohet duke u lidhur me kapsula të tjera. Të gjitha pjesët janë prodhuar në një fabrikë në Shiga Prefecture e më pas janë transportuar në vend me kamion. Kapsulat përmbajnë një dritare rrethore, krevat të bollshëm, TV, radio dhe banjo të mobiluar. Kapsulat u futën në kontenierë transporti me anë të një vinçi dhe më pas u lidhën me boshtin e betonit.

Ata shihen si një mundësi e mirë për të marrë apartamente me qera në qendër të Tokios. Ndërtimi i kapsulave u shfaq si ide që në vitin 1960 në “Konferencën Botërore të Dizajnit”.

Një tjetër temë e Nakagin Capsule Tower është e bazuar në atë që arkitekti Kisho Kurokawa vërejti gjatë historisë japoneze në disa qytete të vendit, se ndërtesat me materiale natyrore kishin jetëgjatësi të përkohshme dhe të paparashikueshme. Si pasojë iu dha rëndësi mënyrës se si do të ndërtohej Nakagin Capsule Tower.

Megjithëatë sot kanë kaluar plot 33 vjet dhe ndërtesa është amortizuar disi duke çuar në dëmtimin e tubave të ujit. Arkitektët nga e gjithë bota po përpiqen të punojnë së bashku për të ruajtur kullat, duke marrë parasysh të gjitha idetë dhe opsionet.

Të gjitha imazhet kortezi e, Kisho Kurokawa