Clorindo Testa. 10 Dhjetor 1923 – 11 Prill 2013. Imazhi @ Javier Agustin Rojas

Relativisht i panjohur jashtë vendit të tij të lindjes, arkitekti Clorindo Testa ishte një nga arkitektët argjentinas më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Vazhdimisht duke sfiduar kategorizimin, ai kishte dorë në dy ndërtesa të kryeqytetit Buenos Aires, godinën e ”Bank of London and South America” dhe atë të ”National Library”, si dhe në shumë projekte të tjera gjatë karrierës së tij të gjatë në projektime të cilat kishin një rol kyç në përkufizimin arkitektonik të modernizmit.

Projekti Brutalist ”Banka e Londrës dhe e Amerikës Latine”. Arkitekti Clorindo Testa. Viti i Projektimit 1959. Viti i inaugurimit 1966. Buenos Aires, Argjentinë. Imazhi @ Federico Cairoli.

Karakteristikisht enigmatik, Testa do të pranonte rrallë ndonjëherë vetëm të preferuarin tim Le Corbusier , si një arkitekt nga i cili u ndikua thellësisht. Ndërsa në lidhje me aritektët e tjerë është shënuar të jëtë shprehur ; ”Unë nuk i kushtoi vëmendje punës apo personalitetit të arkitektëve të tjerë.”

Projekti ”Libraria Kombëtare”. Arkitekt Clorindo Testa. Viti i Projektimit 1962. Buenos Aires, Argjentinë. Imazhi @ helenk përmes flickr

I lindur në Napoli të Italisë nga një baba vendas dhe një nënë me origjinë argjentinase, arkitekti Testa u zhvendos me familjen e tij në Buenos Aires vetëm disa muaj më vonë. Në Universidad de Buenos Aires, ai studioi shkurtimisht inxhinieri detare dhe inxhinieri civile, para se të kalonte në degën e arkitekturës. Pas diplomimit ai kaloi disa vite në Evropë, duke udhëtuar nëpër Itali, Francë dhe Spanjë.

Projekti ”Spitali i Marinës”. Arkitekt Clorindo Testa. Viti i Projektimit 1970. Imazhi @mattiasdutto përmes flickr

Komisioni i parë i madh i arkitektit erdhi kur ai bashkëpunoi me firmën SEPRA për të fituar konkursin për Bankën e Londrës dhe Amerikës së Jugut në vitin 1959. Projektimi i Testa dhe SEPRA zuri vend në një mënyrë mjaft artistike me strukturën brutaliste prej betoni të përforcuar midis ndërtesave klasike Beaux Arts në rrugët e ngushta të qarkut financiar të kryeqytetit argjentinas. Kjo pati një ndikim të madh në zonat për-rreth deri edhe te shtimi i popullsisë. Kur banka u hap në vitin 1966,  25.000 njerëz morën pjesë në ceremoninë e përurimit.

Projekti ”Casa di Tella”. Arkiteti Clorindo Testa. Viti i Projektimit 1968-1970. Imazhi @ Revista 1:100

Ndër veprat e tij të tjera, Biblioteka Kombëtare në Buenos Aires tregon se si karriera Testa u shpalos në dekadat e trazuara në fund të shekullit të 20. në Argjentinë. Struktura heroike, me një bosht strukturor si kulmi i një peme, u konceptua fillimisht në vitin 1961. Por, ndryshimet në qeveri dhe diktaturat ushtarake në vitet 1970 vonuan në mënyrë të përsëritur nisjen e ndërtimit. Biblioteka u hap më në fund në vitin 1992, me disa elemente të projektimit origjinal të lënë jashtë apo ende të papërfunduar.

Arkitekti Clorindo Testa gjatë një interviste me gazetarë dhe studentë admirues të tij. Viti 1998. imazhi @wikimedia

Duke lënë në një anë profilin e tij arkitektonik, arkitekti ishte një njeri i përulur dhe zemërgjerë. Ai nxiti të rinjtë latinë dhe i mbështeti në forma të ndryshme orentimin e tyre drejt artit dhe arkitekturës. Argjentina i detyrohet shumë veprave të tij arkitektonike. Ajo çka më habit më së shumti është vërejtja e një mungese të theksuar të dogmatizmit tek Testa . Projekte të tjera të rëndësishme përfshijnë Spitalin e Marinës në Buenos Aires, dhe një projekt mjaft interesant po të keni kohën ta studioni, Casa Di Tella. Shtëpia e një inxhinieri të famshëm argjentinas, e projektuar në vitin 1968, edhe pse mund të ishtë një orë leksioni arkitektonik, nuk mundi ti rezistojë kohës dhe mungesa e vëmendjes i kushtoi rrënimin përfundimtar në vitin 2011 dy vjet përpara ndarjes nga jeta të arkitektit. Përveç karrierës së tij të suksesshme si arkitekt, duhet theksuar se ai ishte gjithashtu një piktor dhe skulptor i realizuar.