Arkitekti danez Jørn Utzon duke pozuar përpara Shtëpisë së Operas në Sydney, gjatë ndërtimit të saj. Viti 1965. Imazhi @ KEYSTONE

Fituesi i prestigjiozes së arkitekturës Pritzkerarkitekti Jørn Utzon ishte një danez thuajse i panjohur deri kur, më 29 janar të vitit 1957, u shpallet papritur si fitues i një ‘konkursi ndërkombëtar për një shtëpi kombëtare për opera në Bennelong Point, Sydney“. Kur flasim për këtë ndërtesë ikonike, kujtojmë thënin e famshme të arkitketit Louis Kahn i cili pati deklaruar se “Dielli nuk e dinte se sa e bukur ishte drita e tij, deri sa u reflektua nga kjo ndërtesë.”

Projekti Sydney Opera House. Arkitekt Jørn Utzon. Viti i Projektimit 1956. Imazhi @ Jozef Vissel

Disa e quajnë si fatkeqësi faktin që Utzon, nuk ishte prezent në inaugurimin e Sydney Opera House, projektimit të tij shtangës. E vërteta është se, arkitekti e kishte parë me sytë e tij kohë më përpara se çdo kush, godinën si të ardhur nga një dimension tjetër, e cila imponon përulje aq sa edhe frymëzim për të arritur më tepër.

Pamja e ambjenteve të brendshme të Shtëpisë së Operas në Sydney. Arkitekt Jørn Utzon. Viti i Projektimit 1956. Imazhi @ Jozef Vissel

I lindur në Kopenhagë në vitin 1918, Utzon studioi arkitekturë në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura të qytetit. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bashkua me zyrën e  Alvar Aalto në Helsink, në kohën kur fitoi bursa për në Marok dhe SHBA, ndërsa projektonte mobilje dhe objekte me përmbajtje qelqin.

Projekti Sydney Opera House. Arkitekt Jørn Utzon. Viti i Projektimit 1956. Imazhi @ Jozef Vissel

Ambicia e Utzon si një projektues i ri njihte dukshëm pak kufinj. Dhjetë vjet përpara se të konkuronte me projektin e tij fitues për shtëpinë opera në Sydney, ai kishte hyrë në një konkurs në Londër për të hartuar një zëvendësim për të famshen Crystal Palace, në të cilin edhe pse nuk fitoi e paraqiti denjësisht vizionin e tij.

Kopertina e “The Yellow Book” në vitin 1962, në të cilën Utzon paraqiti zgjidhjen e tij për kulmin e strukturës në bazë të një sërë pjesësh si të shkëputura nga një sfere. IImazhi © Jørn Utzon / Kortezi e Bibliodyssey

Siç është theksuar në nekrologjin e The Guardian për arkitektin Utzon, prezantimi tregoi se kryeqendra e Britanisë së Madhe sapo kishte mundësinë për të, “ndërtuar diçka po aq e jashtëzakonshme sa shtëpia operas australiane“, me një dizajn që ishte “personal, skulpturor dhe mjaftuesheëm jashtë rrjedhës së zhvillimit arkitektonik të kohës.

Sydney Opera House : Perspektiva nga shkallët në mes të dy sallave në drejtim të veriut. Imazhi © Jørn Utzon

Disa argumentojnë se stili arkitektonik i arkitektit danez lidhej me atë të Eero Saarinen (i cili ishte gjithashtu një gjyqtar për konkursin e shtëpisë së operas), arkitekti i terminalit T.W.A në aeroportin KennedyNju Jorkut.

Ambjentet e Brendshme të Projektit Kisha Bagsværd. Arkitekti Jørn Utzon. Viti i Projektimit 1967. Imazhi @seier përmes flickr

Në vitin 1966, nëntë vjet pasi propozimi i tij fitues për shtëpinë e operas u pranua nga juria, Utzon u shty të japë dorëheqjen nga funksioni i tij dhe rrjedhimisht të largohej nga Australia. Njerëzit që ishin në pushtet i kishin nënvlerësuar qëllimisht shpenzimet, në mënyrë që të nisnin nxitimthi projektin ; kur shpenzimet u rritën, arkitekti me sa duket, e mori shumicën e fajit mbi veten, duke çuar në një numër të konflikteve me politikanët lokal dhe kombëtar.

Ambjentet e Brendshme të Projektit Kisha Bagsværd. Arkitekti Jørn Utzon. Viti i Projektimit 1967. Imazhi @seier përmes flickr

Me kthimin në Danimarkë, Jørn Utzon nisi dy projekte të tjera të rëndësishme arkitektonike: Kisha Bagsværd (Danimarkë) e ndërtuar në mes të 1968 dhe 1976, si dhe Kuvendi Kombëtar i Kuvajtit, projektuar dhe ndërtuar pas vitit 1971 dhe e rindërtuar në vitin 1993, pasi u shkatërrua nga forcat irakiane gjatë Luftës së Gjirit. Duke i’u referuar The Guardian-it format e arkitektit ”kanë një pastërti skulpturore gjë që i bën ato vepra bindëse të arkitekturës” dhe se ato “duken të qëndrojnë jashtë rrjedhës së modernizmitshekullit të 20-të.”

Projekti Kuvendi Kombëtar i Kuwaitit. Arkitekti Jørn Utzon. Viti i Projektimit 1971. Imazhi @xiquinho

Krahas këtyre projekteve, arkitekti ndërtoi një shtëpi për veten e tij me pamje nga deti në Mallorca, Spanjë. E përshkruar si “një përmbledhje e shkallëzuar e idevete arkitektonike Utzon-it“, që simbolizon atë që u bë një karrierë e qetë, por e thellë arkitektonike.

Arkitektura e tij ishte e pastër, me ide ambicioze dhe bashkëpunime të mëvonshme të ndërprera dhe rrethana të shumta pa fat. Për një arkitekt të talenteve të Utzon-it, prodhimi i tij ishte relativisht modest. Shumica e ndërtesave të tij kryesore, të tilla si Sydney Opera House dhe Asamblea Kombëtare e Kuvajtit janë parë shpesh si projekte të “komprometuar në mënyrë fatale“, shpesh përmes faktorëve që Utzon ndoshta nuk mund ti kontrollonte gjithmonë.

Jørn Utzon duke pozuar krah projektit të tij për Shtëpinë Kombëtare të Operas në Sydney.

Siç nuk ishte në inaugurim në vitin 1973, arkitekti nuk morri pjese as në ceremoninë ku u nderua me medaljen e artë nga Instituti Mbretëror Australian i Arkitektëve. Ndërsa për ti dhuruar çelsat e qytetit të Sydney në vitin 1998, kryetari i bashkisë duhej të udhëtonte për në Danimarkë.

Gjatë një interviste në nder të Medaljes së Artë Mbretërore në vitin 1978 ,nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanik, Utzon u shpreh : ”nëse ju pëlqen puna e një arkitekti, duhet ti jepni më shumë për të projektuar e jo medalje”