Jemi shumë të gëzuar t’ iu informojmë se procesi i regjistrimit për OSCAL 2017 tashmë është i hapur!

Hyrja në konferencë është dhe gjithmonë do të jetë falas, por në qoftë se vlerësoni sado pak punën e vullnetarëve pas saj, dhe doni të ndihmoni në organizimin e konferencës ju mund të zgjidhni një nga biletat e tjera, ku janë të përfshira hyrja në festën e pritjes të Premten e 12 Majit me snacks, fruta dhe pije freskuese gjatë eventit dhe një qese ose poster A2 të shtypura me cilësi të lartë në Athinë nga Tind dhe e dizenjuar nga Kleidi Eski.

Në rast se ju nuk mundeni t’ i mbështesni financiarisht mos ngurroni të zgjidhni opsionin e “biletës pa pagesë (Free)”. Kujdes: pa një biletë (e paguar apo falas) nuk do të mund të hyni në konferencë.
Duke zgjedhur një nga opsionet e biletave ju mbështesni financiarisht vullnetarët e ekipit organizativ të OSCAL dhe Open Labs Hackerspace.

Dëshironi të regjistroheni për #OSCAL2017? Klikoni Këtu për të marrë biletën tuaj.
Me një biletë qoftë falas apo të paguar #OSCAL2017 ju mirëpret!