Santiago Calatrava momente të shkrepura gjatë një interviste për @Archdaily

I njohur për ndërtesat e tij të guximshme neo-futuriste, shpesh herë skulpturore dhe mbi 50 ura të projektuara në të gjithë botën, spanjolli i datëlindjes Korrik 28, 1951 Santiago Calatrava është një nga arkitektët më të njohur dhe të diskutueshëm në ditët tona. Në profesionin e tij si arkitekt dhe inxhinier ndërtimi, Calatrava është lavdëruar gjatë gjithë karrierës së tij për projektimet që ngjajnë se sfidojnë ligjet fizike dhe implementojnë ndjesinë e levizjes tek objektet statike.

Pavijoni ” The Quadracci” në Muzeun e Arteve të Milwaukee, Sh.B.A. Arkitekti Santiago Calatrava. Një shtesë post-moderniste që i’u në hapësirën për-rreth muzeut në vitin 2001. Rezultati?! Vizitorë të shumtë u shtuan në muze. Imazhi @jimsphotoworld

Pavijoni ”The Quadracii”. Arkitekti Santiago Calatrava. Viti i projektimit 2001. Muzeu i Arteve Milwaukee. Imazhi @bvincent

Lindur dhe rritur në Valencia, Calatrava u rrit me një deshirë të madhe për artin, duke marrë klasa të veçanta kur ishte ende në 8 vitet e para të jetës së tij. I inkurajuar nga prindërit e tij të cilët e panë potencialin për një të ardhme të ndritur të djalit të tyre, ai u largua nga shtëpia për të marrë pjesë në të famshmen l’Ecole des Beaux-ArtsParis.

Projekti ”Qyteti i Arteve dhe i Shkencave”. Arkitekti Santiago Calatrava. Viti i Projektimit 1996. Imazhi @timsnell

Projekti ”Qyteti i Arteve dhe i Shkencave”. Arkitekti Santiago Calatrava. Viti i Projektimit 1996. Imazhi @S.C. Archive

Pamja e Muzeut të Shkencave Príncipe Felipe. Imazhi @wikimedia

Megjithatë, kur mbërriti, Parisi i vitit 1968, ishte përfshirë nga protestat e studentëve të cilat ishin në kulmin e tyre. I zhgenjyer nga klasat e shumta të anulluara, ai u kthye në Valencia për t’u regjistruar në Escuela Superior Tecnica de Arquitectura. Pas diplomimit, ai shkoi në ETH Zyrihut për të marrë një diplomë si inxhinier ndërtimi të ndjekur nga një doktoraturë në shkencat teknike, duke e bërë atë një nga të paktët arkitektë të asaj kohe që ishte plotësisht i pregatitur edhe si një inxhinier.

Nyja e Transportit në ”Ground Zero”. Arkitekti Santiago Calatrava. Viti i Projektimit 2016. Imazhi @Laurian Ghinitoiu

Ambejntet e brendshme tek ”Nyja e Transportit” në Ground Zero” të ish-KULLAVE. Arkitekti Santiago Calatrava. Viti i Projektimit 2016. Imazhi @hufton+crow

Ende në fillimet e studios së themeluar prej tij në Zyrih në vitin 1981, Calatrava shpejtoi të fitonte një konkurs për projektimin e një stacioni treni lokal. Projektimi, i frymëzuar nga skeleti i një qeni, skulpturë që e kishte marrë si dhuratë, do të ishte një tregues i stilit që më vonë do t’a përcaktonte atë.

Monumentalja strukturë e cila pati një impakt të fortë tek opinioni publik është një vepër arti më shumë se një stacion transporti, Prestigjiozia New York Times dikur e emërtoi si ”marrëzi” propozimin e spanjollit. Imazhet @ S.C. Archive

Ambejntet e brendshme tek ”Nyja e Transportit” në Ground Zero” të ish-KULLAVE. Arkitekti Santiago Calatrava. Viti i Projektimit 2016. Imazhi @hufton+crow

Projekti i tij i parë amerikan, pavijoni ”The Quadracci” tek Muzeu i Artit në Milwaukee, shkoi edhe më tej, duke shfaqur pjesë të lëvizshme që kërkonin një fabrikim të veçantë, me format organike të cilat të kujtojnë ato të një zogu. Fillimet e karrierës së tij përmbajnë projektime të shumta të urave si për këmbësor ashtu edhe për auto-mjete, anë e mbanë nëpër botë të cilat ndihmuan në përcaktimin e reputacionit të tij si arkitekt, duke përfshirë ”ura e paqes” në Kanada dhe Bac de Roda e tij unike në Barcelonë, Spanjë.

Santiago Calatrava. Projekti i terminalit në ”ground zero” i emërtuar si ”marrëzia” e arkitektit. Viti i Projektimit 2016. Imazhi @ Jaqueline Roberts

Në vazhdën e 9/11, Calatrava projektoi propozimin fitues në vitin 2003 për kalimin hekurudhor në terminalin tek ish-Qendra Botërore e Tregtisë. Megjithatë projektimi i tij, në ngjasim me një feniks tek lartësohet nga hiri, u bë fillimi i një serie polemikash, pasi projekti i tij u shty disa herë dhe shkoi disa herë mbi buxhetin. Ky ”model pune” do të ndikonte në një sërë projektesh, duke përfshirë projektin e anulluar Fordham SpireÇikago (e njohur edhe thjesht si Chicago Spire) dhe largimin e tij nga kryesia e projektiktimit të Katedrales së Krishtit të Dritës në Oakland, Kaliforni. Megjithatë arkitekti e konteston reputacionin e tij disi të dobët që ka mbledhur në vitet e fundit dhe ende mbetet një nga figurat më me ndikim arkitekturës – ambicia e tij dhe zgjuarsia e tij në zhvillimin e strukturave në projekte të reja si Muzeu i së Nesërmes, në Rio de Janeiro dhe Projektin në vazhdim për Universitetin Yuan Ze në Tajvan.

Propozimi për godinën e Universitetit Yuan Ze në Tajvan. Imazhi @LLC